Jolie flet për Kamboxhia, vendin ku adoptoi fëmijën e parë

Mediale Vip

Jolie flet për Kamboxhia, vendin ku adoptoi fëmijën e parë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:46
Angelina Jolie në Kamboxhia

Angelina Jolie është bashkuar me fëmijët e saj, deri po merr pjesë në premierën e filmit të saj të ri “First They Killed My Father” të shtunën në Siem Reap, Kamboxhia.

Kamboxhia është vendi ku Angelina i filmoi disa skena për filmin e saj të vitit 2001 “Tomb Raider” dhe vendi ku ajo ka adoptuar fëmijën e saj të parë Maddox.

“Unë nuk gjej fjalë për të shprehur se çfarë do të thotë për mua historia e këtij vendi”, ka thënë ajo gjatë premierës së filmi, raporton People.

“Ky film nuk është bërë për t’u përqendruar në tmerret e së kaluarës, por për mirësinë dhe talentin e popullin në Kamboxhia. Mbi të gjitha, ky film është mënyra ime për t’i thënë faleminderit Kamboxhia’s. Pa këtë vend unë kurrë s’do të bëhesha nënë. Një pjesë e zemrës sime është dhe gjithmonë do të jetë në këtë vend. Dhe një pjesë e këtij vendi është gjithmonë me mua: Maddox”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat