Zoe Saldana dhe Marco Perego bëhen me edhe një fëmijë

Mediale Vip

Zoe Saldana dhe Marco Perego bëhen me edhe një fëmijë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:51
Zoe Saldana dhe Marco Perego

Zoe Saldana, përmes Instagramit ka zbuluar se të shtunën aj odhe bashkëshorti i saj Marco Perego, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zen.

Aktorja nuk ka dhënë detaje nëse ai është adoptuar apo i lindur nëpërmjet një surrogate, pasi që ajo së fundmi nuk ishte shtatzënë.

“Marco dhe unë jemi të ngazëllyer për të ndarë lajmin e lindjes së djalin tonë Zen”, ka shkruar aktorja. “Ne nuk mund të ndjehemi më të bekuar se kaq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat