Vin Diesel këndon me Selena Gomez

Mediale Vip

Vin Diesel këndon me Selena Gomez

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Vin Diesel dhe Selena Gomez

Vin Diesel mund ta dëgjoni tani edhe në këngën e fundit të Selena Gomezit, “It Ain’t Me”.

Aktori 49-vjeçar shfrytëzoi llogarinë e tij në Facebook për të ndarë mendimin e tij për bashkëpunëtorët – Selena Gomez dhe Dj Kygom i cili bëri përzierjen e zërit të tij në këngë.

“Dashuri”, ka shkruar ylli hollivudian në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Faleminderit Kygo për prodhimin e këtij hiti. Faleminderit që ma besuat mua dhe më keni pyetur mua për të kënduar. Faleminderit Selena Gomez për zërin e bukur dhe magjik”, ka shtuar më tej aktori.

Diesel është bërë i njohur për publikun e gjerë me hit-filmat e serisë së famshme “Fast & Furious”.

Në ndërkohë, Selena krahas të qenit këngëtare e suksesshme, ajo ka luajtur edhe në disa filma dhe seriale televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat