Brooklyn Beckham: Nuk e dija që prindërit e mi ishin të famshëm deri kur isha 13 vjeç!

Mediale Vip

Brooklyn Beckham: Nuk e dija që prindërit e mi ishin të famshëm deri kur isha 13 vjeç!

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 23:30
Brooklyn, David dhe Victoria Beckham

Djali më i madh i çiftit Victoria dhe David Beckham ka rrëfyer se nuk dinte asigjë për faktin se sa të famshëm dhe sa me influencë kanë qenë prindërit e tij deri kur ky i fundit ka mbushur 13 vjeç.

 “Isha 13 vjeç dhe shkova të shihja një ndeshje futbolli të babait tim. Të gjithë filluan të bërtisnin emrin e tij dhe nuk i besoja dot veshëve. E dija që babai ishte një futbollist dhe madje shumë i mirë sepse ishte idhulli im më i madh dhe e kuptoja që ishte ndër më të mirët, por kur fotografët përpiqeshin të kapnin edhe momentet kur mamaja ime ngrihej në këmb nga ankthi për një gol, kuptova se jetoja në një familje me shumë influencë, gjë që prindërit ma kishin ‘fshehur’ e më kishin mbajtur larg kësaj trysnie që kur kisha lindur…”, është shprehur Brooklyn.

I riu ka pozuar për kopertinën e kompanisë ‘Burberry’ për muajin shkurt dhe është duke punuar për të publikuar një libër të tijin me fotografitë që ka shkrepur gjithë këto kohë sepse fotografia është pasioni dhe njëkohësisht profesioni i tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat