Cila këngëtare shqiptare do ta shohë nga afër The Weeknd?

Mediale Vip

Cila këngëtare shqiptare do ta shohë nga afër The Weeknd?

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 07:57
Zaimina Vasjari

Ajo po bëhet gati!

The Weeknd së fundmi është njëri ndër këngëtarët më të përfolur në botën e showbizit ndërkombëtar, por jo vetëm për muzikë.

Lidhja e tij me Selena Gomez ka bërë që shtypi rozë të merret pothuajse çdo ditë me lajmin për çiftin e ri, derisa u konfirmua edhe nga vetë artistët me anë të fotografive dhe udhëtimeve që i kanë bërë bashkë.

E pikërisht këngëtarin me famë botërore, do ta ketë fatin ta shoh nga afër, këngëtarja nga Shqipëria Zaimina Vasjari.

Këngëtarja e bëri të ditur këtë lajm përmes llogarisë së saj në Instagram ku ka postuar një fotografi të The weeknd, duke shkruar: “Hey Starboy, the stargirls are coming to you”, duke lënë të kuptohet se Zaimina dhe dy mikesha të saj po shkojnë në njërin nga koncertet e këngëtarit që do të mbahet në Amsterdam, në kuadër të turneut të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat