Era krejtësisht e kuqe, zbulon skena të reja nga klipi

Mediale Vip

Era krejtësisht e kuqe, zbulon skena të reja nga klipi

Nga: BOTA SOT Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Era Istrefi

Që kur lansoi këngën e saj ‘Bon Bon’, emri Era Istrefi u bë i njohur përtej kufijve shqiptarë.

Ajo tashmë është një këngëtare me famë ndërkombëtare, me pjesëmarrje në emisione e koncerte në shumë vende të botës, shkruan Bota sot.

Tani, 22 vjeçarja e cila është pjesë e Ultra Music, do të sjellë këngën e saj të parë anglisht, të realizuar me këtë produksion.

Kënga e titulluar Redrum e sjell Erën të veshur në të kuqe thuajse në çdo skenë të klipit dhe do të publikohet të premten.

Sot Era ka publikuar një video me prapaskena të klipit, ku ajo shfaqet tejet seksi dhe me klip mjaft interesant./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat