Yjet shqiptare me famë botërore së shpejti me bashkëpunim

Mediale Vip

Yjet shqiptare me famë botërore së shpejti me bashkëpunim

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:29
Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Era Istrefi

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, raportohet se do të vijnë me një duet të përbashkët.

Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha janë ato të cilat kanë dhënë disa sinjale se do të realizojnë një projekt të përbashkët.

Këtë e dëshmon dhe një cicërimë nga Bebe Rexha, në rrjetin social Twitter, ku ka shprehur dashuri ndaj Ora’s, Lipa’s dhe Istrefit.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë do të përmbajë projekti i tyre i radhës por një gjë mund të jetë e sigurt se së shpejti do të vijë kënga juaj më e preferuar nga ambasadoret më të mëdha të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat