John Legend krahasohet me një personazh të animuar

Mediale Vip

John Legend krahasohet me një personazh të animuar

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:28
John Legend

John Legend është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Si me të gjithë të tjerët, edhe ai nuk mund t’u qëndrojë larg shakave në rrjetet sociale.

Në fillim të kësaj jave ka filluar një shaka, sipas të cilës, Legend duket si një personazh i animuar, shkruan Cosmopolitan.

Kjo shaka filloi të përhapet shumë në rrjete sociale, ku të gjithë filluan shakatë në mënyra të ndryshme.

Larg kësaj shakaje nuk mundi të qëndrojë bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, e cila në rrjetin social Twitter postoi një fotografi ku shihej dora e mbledhur e personazhit të animuar.

Në këtë imaz, ajo ka shkruar: “John kur i thonë që duket si Arthur”. Kishte përgjigje edhe nga Legend ku ka shkruar se nuk e di këtë personazh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat