Rita Ora nuk di të ngopet me picë

Mediale Vip

Rita Ora nuk di të ngopet me picë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:46
Rita Ora duke ngrënë pica me miq

Pas eventit madh muzikor të mbrëmshëm, Rita Ora sot kishte vendosur të ushqehej me pica. 

Të mërkurën, ajo ishte në mesin e një numri të madh të yjeve që morën pjesë “BRIT Awards”, i njohur si një nga netët më argëtuese në industrinë e muzikës së Mbretërisë së Bashkuar.

Sot në mëngjes ajo arriti një orë e gjysmë me vonesë në ndejën e mëngjesit të pas koncertit të Radio BBC1.

Megjithatë, së pari ajo u vendosë në një nga studiot në Londër ku pastaj ka ngrënë pica me miqtë e saj, për të cilën ka ndarë edhe një foto në rrjete sociale ku shihet e ulur afër kartonëve me pica.

Ndryshe, ajo ka ndarë çmimin e artistit që ka shpërthyer këtë vit në Brit Awards. Këtë çmim e fitoi Rag n’Bonner dhe atë ia dha bukuroshja shqiptare krijuesit të hitit “Human”.

Vlen të theksohet se Rita mori edhe lëvdata edhe kritika për veshjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, por secila paraqitje e saj është më se e rëndësishme dhe na bën krenarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat