Shumë persona i bashkohen iniciativës të Albana Osmanit

Mediale Vip

Shumë persona i bashkohen iniciativës të Albana Osmanit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:51
Prezantuesja shqiptare, Albana Osmani

Prezantuesja shqiptare, Albana Osmani ka marrë një iniciativë ku ka hapur një ‘I Shop’ që nënkupton shitjen online të bluzave me logo  të lulediellit dhe paratë e fituara nga këto shitje do të shkojnë për blerjen e aparaturave për mjekimin e fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet e gjakut.

Në një intervistë për Top Channel, Albana pati theksuar se në dispozicion janë mbi 3000 bluza dhe janë të dizajnuara për të gjitha moshat, me çmim prej 20 eurove.

Deri më tani, asaj i janë bashkuar një numër i madh i njerëzve të cilët kanë blerë këto bluza, ndër to edhe Luana Vjollca.

Albana po publikon kohë pas kohe fotografi të personave që kanë blerë dhe kanë veshur këto bluza dhe më mbresëlënësja është fotoja e fundit ku ajo puthte barkun e një gruaje shtatzënë që kishte veshur bluzën e tillë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat