Era thyen rekordin, 1 milion klikime për pak orë

Mediale Vip

Era thyen rekordin, 1 milion klikime për pak orë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 00:29
Era Istrefi

Kanë kaluar vetëm 12 orë që kur këngëtarja Era Istrefi e publikoi këngën e re “Redrum”.

Ky projekt muzikor i shumëpritur, tashmë ka thyer çdo rekord në industrinë muzikore shqipe, pasi për pak orë kaloi mbi 1 milion klikime në Youtube.

Era e bëri atë që nuk arriti ta bëj asnjë këngëtar tjetër në skenën shqiptare, asnjëherë!

“Redrum” i saj përveç në trojet shqiptare, shtrirje ka gjetur në çdo kontinent pasi ajo u publikua me një nga kompanitë më të mëdha botërore muzikore e që është Ultra Music.

Kënga e re e Erës u punua nga një numër i madh njerëzish profesional dhe padyshim që shumë shpejt do të jetë në maje të top listave botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat