Erës ia dizajnoi fustanin një stiliste e njohur, por ai i griset në klip

Mediale Vip

Erës ia dizajnoi fustanin një stiliste e njohur, por ai i griset në klip

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 15:58
Era Istrefi

Era Istrefi, është emri më i përfolur në medie që nga dje, kur edhe lansoi projektin e saj më të ri të titulluar “Redrum”.

Detajet nga ky klip janë ato që na interesojnë neve si publik, ngase është projekt më i veçantë i këngëtares i punuar me kompaninë e njohur muzikore në Los Angeles.

Për veshjen e Erës në këngën e re, mësohet së është përkujdesur stilistja amerikane Alexandra Mandelkorn.

Stilistja e cila është përkujdesur më parë edhe për veshjet e Rihanna, Paris Hilton e të tjera, e ka bërë të ditur këtë gjë në llogarinë e saj në Instagram.

Por, edhe pse i punuar nga një dorë profesioniste, fustanit të erës i ka ndodhur një “incident” i vogël.

Ai iu është grisur nga këpucët, në pjesën e parë të klipit tek shihet këngëtarja duke ecur, këtë gjë mund ta vëreni në sekondën e 8-të të klipit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat