Turi rrëfen historinë e dashurisë me zyshën e “Petro Ninit”

Mediale Vip

Turi rrëfen historinë e dashurisë me zyshën e “Petro Ninit”

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 23:25
Turian Hyskaj

Turian Hyskaj ka rrëfyer një histori shumë interesante nga koha e gjimnazit.

 Artisti, ka rrëfyer në “Xing me Ermalin” se ka pasur një përvojë shumë të veçantë në adoleshencë dhe një histori platonike dashurie. Turi ka shpjeguar se pas një episodi jo shumë të këndshëm me zyshën e Kimisë, përfundoi duke u dashuruar me të. 

“Isha në gjimnazin “Petro Nini” dhe shokët e klasës telefononin në shtëpi zyshën e Kimisë. Unë pa e ditur kush ishte e shava në telefon. Normalisht më thirrën në drejtori dhe ishin gati të më përjashtonin”, ka thënë Turi, i cili shpjegon se fakti që refuzoi të spiunonte shokët e bëri zyshë Almën që ta falte.

“Ishte simpatike dhe u dashurova me të. U dashurova vërtetë dhe në fund ia thashë. I thashë: Zysh Alma unë të dua. Ndërsa ajo mu përgjigj: Turi edhe unë të kam xhan. Por unë e doja vërtetë”, ka shpjeguar më tej moderatori, ndërsa thekson se ka pasur dhe ka shumë respekt për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat