Çifti i njohur anulon martesën, sepse do që të vijë një fëmijë

Mediale Vip

Çifti i njohur anulon martesën, sepse do që të vijë një fëmijë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 18:59
Gwen Stefani dhe Blake Shelton

Edhe pse çifti i njohur kishte programuar martesën (më në fund) më herët këtë vit, si përfundim çdo gjë u anulua. Arsyeja? Do ju duket edhe juve e çuditshme.

Jo, jo nuk po ndahen. Thjesht kanë vendosur të zgjerojnë familjen duke sjellë në jetë edhe një fëmijë tjetër. Bëhet fjalë për Gwen Stefani dhe Blake Shelton, që së shpejti i prisnim të kurorëzonin dashurinë e tyre, por na surprizuan me një tjetër vendim.

Sipas burimeve të revistës Life&Style, çifti ka vendosur që më parë të bëjë edhe një fëmijë tjetër. Kjo është edhe arsyeja kryesore e anulimit të martesës. “Këngëtarja është e vendosur të bëjë edhe një fëmijë tjetër, të cilin do e lindë vetë”, ka thënë një burim afër familjes, pavarësisht faktit që këngëtarja është shprehur më parë se nuk e ka problem të adoptojë një fëmijë ose ta lindë përmes një nëne zëvendësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat