Meryl Streep akuzon stilistin Lagerfeld se i ka dëmtuar imazhin

Mediale Vip

Meryl Streep akuzon stilistin Lagerfeld se i ka dëmtuar imazhin

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:36
Aktorja Meryl Streep dhe

Aktorja Meryl Streep e ka akuzuar stilistin Karl Lagerfeld se i ka dëmtuar imazhin kur e kishte akuzuar se është paguar për të veshur një fustan në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar.

Streep ka deklaruar se stilisti po gënjen dhe se ajo nuk është paguar për të veshur një fustan në qilimin e kuq.

Ky reagim i aktores vjen si një përgjigje e një pretendimi të një jave më parë se aktorja ka refuzuar të veshë një fustan të markës së njohur Channel që po punohej nga disejnatori Lagerfeld sepse një tjetër stilist i ka ofruar aktores para që të veshë fustanin e tij.

Aktorja Meryl Streep është aktorja që është më së shumti është nonimuar në gjithë historinë e ceremonisë Oscars, derisa edhe sonte ajo është pretendente për çmimin si “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin Florence Foster Jenkins.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat