Cassey Affleck: Nuk jam më vëllai i …

Mediale Vip

Cassey Affleck: Nuk jam më vëllai i …

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 10:17
Casey Affleck

Casey Affleck, që mori statujën Oscar për interpretimin e tij në “Manchester by the Sea” ndihet më në fund si pjesë e komunitetit të Hollyvood, që deri dje e konsideronte “vëllai i ..”.

Ben Affleck, dy herë fitues i çmimit Oscar për Will Hunter dhe Argo, ndodhej në sallë për ta duartrokitur.”‘Pashë lotët e tij dhe për një moment mendova që fjalimi im ishte i shëmtuar për ta bërë për të qarë, por sigurisht isha i emocionuar”, shprehet Casey.

Casey dhe Ben u përqafuan përpara se të ngjitej në skenë. “Nuk më dha asnjë këshillë se çfarë të them. Më përpara me tha të zbavitem dhe të jem vetvetja. Kam mësuar shumë nga ai, por sonte vetëm më përqafoi”, tha Casey.

“Harrova të falenderoj djalin tim, që më telefonoi dy minuta më vonë dhe më tha që nuk e kisha përmendur dhe zemra ime u copëtua”.

Po si u gjendën një grup miqsh të Bostonit, të jenë aktorë të serisë A në Hollyvood. Të gjithë me një ose më shumë Oscar mes duarve? Casey Affleck e ka shpjeguar kohë më parë. “Dëshira për të bërë këtë zanat na erdhi nga i njëjti mësues i interpretimit në lice, ishte ai, Jerry Speca, që na ushqeu pasionin tek shumë prej nesh, mua, vëllait tim, Matt Damon. Kështu që një ditë unë dhe shoku im i liceut e lamë shkollën në Boston për Los Angelesin. Ishte një periudhë e vështirë. Shkoja bëja audicione të tmerrshme për televizione të dorës së fundit. Një ditë thashë: Ok, të interpretosh nuk bën për mua. Bëra valixhet dhe u ktheva në Boston. E pikërisht aty në qytetin tim bëra audicionin për Da Morire”. Ishte 1995 . Njëzetë e dy vite më vonë Casey Affleck mban një Oscar në duar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat