Edhe Shkurte Fejza reagon ashpër për Haradinajn, ka një porosi për Francën

Mediale Vip

Edhe Shkurte Fejza reagon ashpër për Haradinajn, ka një porosi për Francën

Nga: P.R Më: 3 mars 2017 Në ora: 09:47
Shkurte Fejza

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Franceze në lidhje me Ramush Haradinajn.

“Kjo çka po ndodhë në një gjykatë franceze nuk na jep shpresë se ndonjëherë do të ketë drejtësi. A po mendojnë ndonjëherë ata byrokratë të asaj gjykate dhe byrokratë tjerë politik se me keto kalkulime po luajnë me ndjenjat e një njeriu të pafajshëm , me ndjenjat e prinderve dhe femijeve te tij por edhe me ndjenjat e nje populli të tërë”, ka shkruar Shkurte Fejza, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

A ka drejtesi në këtë botë
Të arrestohet një njeri duke u bazuar nga një fletëarrest të nje shteti kriminal
Të arrestohet një njeri nga një fletëarrest të lëshuar ne vitin 2004 dhe në bazë të të cilit fletearrest dhe fletearresteve te tjera njeriu është përballur me vite të tëra në tribunale dhe është liruar i pafajshëm. Dhe pas krejt këtyre të arrestohet dhe te privohet nga liria me muaj me radhe në bazë të kalkulimeve politike kjo nuk i ka hije asnjë shteti në botë e lëre më n jë shteti që thirret dhe promovon parimet e demokracisë dhe te drejtave të njeriut. Kjo çka po ndodhë në një gjykatë franceze nuk na jep shpresë se ndonjëherë do të ketë drejtësi. A po mendojnë ndonjëherë ata byrokratë të asaj gjykate dhe byrokratë tjerë politik se me keto kalkulime po luajnë me ndjenjat e një njeriu të pafajshëm , me ndjenjat e prinderve dhe femijeve te tij por edhe me ndjenjat e nje populli të tërë.
Kjo është joparmore, joligjore dhe një pafytyrësi e skajshme. TURP

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat