A do t’i propozojë Blake Shelton Gwen Stefanit “live”?

Mediale Vip

A do t’i propozojë Blake Shelton Gwen Stefanit “live”?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:18
Blake Shelton dhe Gwen Stefanit

Nuk është larg mendsh që Blake Shelton të ulet në gjunjë dhe t’i propozojë “live” Gwen Stefanit.

Kjo nuk është e konfirmuar, por megjithatë një video që ka treguar ca momente të prapaskenave të The Voice ku të dy janë protagonist duket se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Është në fakt Alicia Keys ajo që ka hedhur një ide për krejt këtë.

“Çfarë nëse ndodh një propozim “live”?, ka thënë ajo.

“A do të ndiheshe çuditshëm, Gwen?”, ka thënë Shelton derisa Stefani qeshet dhe thotë se kjo do të ishte realizim i një ëndrre të saj.

Kohë më parë në një intervistë, Stefani kishte treguar se në fillim fakti se ajo punonte bashkë me bashkëshortin e saj e bënte të ndihej çuditshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat