Selena Gomez: Ndonjëherë dua të jem vajzë e thjeshtë nga Teksasi

Mediale Vip

Selena Gomez: Ndonjëherë dua të jem vajzë e thjeshtë nga Teksasi

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:31
Selena Gomez

Selena Gomez është e vetëdijshme se ka një çmim për të qenë e famshme, por ka ditë që ajo thotë se do të dëshironte të kthehej në një vajzë të panjohur nga Teksasi.

“Unë e dua atë që bëjë dhe jam e vetëdijshme se sa fatlume jam, mirëpo si mund ta them ketë pa tingëlluar e çuditshme. Unë mezi po pres që njerëzit të harrojnë se kush jam”, tha këngëtarja për The Vogue.

Ajo tregon se sa e vështirë ka qenë të kthehej në skenë pas 90 ditë rehabilitimi.

“Ju nuk mund të keni ide se sa e pabesueshme ishte të jesh në mesin e 6 vajzave, njerëz të vërtetë që nuk u interesonte fare se kush isha unë, sepse po luftonin shumë për jetët e tyre. Ishte një prej gjërave më të vështira që kam bërë, por edhe një prej gjërave më të mira”,  tha Gomez.

Ish- ylli i Disneyt, tashmë ka më shumë se 113 milionë ndjekës në Instagram, por ajo thotë se vëmendja e tepërt ndonjëherë e shtyn të zmbrapset.

“Ka filluar të behët shumë konsumuese për mua. Është diçka me të cilën zgjohem dhe bij të fle. Unë kam qenë e varur dhe më dukej sikur po shoh gjëra që nuk po i shija në të vërtetë, sikur po futja gjëra që nuk doja t’i fusja në kokën time”, thotë ajo. “Unë gjithnjë përfundoj duke u ndjerë si askush kur e shikoj Instagramin”, tha Gomez.

Gomez ka filluar takimet me terapeutistë 5 herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat