Aktorja e njohur turke ndahet pas dy vitesh martesë

Mediale Vip

Aktorja e njohur turke ndahet pas dy vitesh martesë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 15:27
Merve Bolugur dhe Murat Dalkilic

Aktorja turke, Merve Bolugur, e cila kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare në martesë verën e vitit 2015 me aktorin e turk Murat Dalkilic, duket se i ka dhënë fund martesës së saj dy vjeçare.

Burime pran aktores javë më parë thanë për mediat turke se çifti prej një muaji jetojne të ndarë. Por edhe pse asnjëri nga aktorët nuk pranuan të jepnin ndonjë prononcim për mediat në lidhje me këtë çështje, paraqitja e aktores ditën e djeshme pa unazën e martesës, ka konfirmuar gjithçka.

Kujtojmë se Merve është e njohur edhe për publikun shqiptar, fillimisht në serialin Kuzey Guney, ku interpretoi rolin e Zeynep, e më pas në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat