Tom Cruise dhe aktorja Vanessa Kirby nisin një romancë të re

Mediale Vip

Tom Cruise dhe aktorja Vanessa Kirby nisin një romancë të re

Më: 24 mars 2017 Në ora: 12:03
Tom Cruise dhe Vanessa Kirby

Aktori i njohur Tom Cruise është magjepsur nga kolegia e tij në serinë “Netflix”, Vanessa Kirby, e cila interpreton princeshën Margaret, dhe sipas burimeve të revistës “Intouchweekly”, duket se do ta bëjë zonjën e re Cruise.

“Ka ngelur i mahnitur nga sharmi dhe energjia e saj”, lexohet në radhët e revistës, që beson se pikërisht dashuria me shikim të parë e ka shtyrë yllin e kinematografisë të zgjedhë aktoren si partneren e saj të ardhshme në “Mission: Impossible 6”.

Kur Tom Cruise i ngulitet në kokë një gjë është e vështirë t’ia heqësh. Sipas asaj që thuhet në “Intouch Weekly” dhe në revistat e tjera britanike , aktori ka rënë në dashuri me Vanessa Kirby, aktoren e “The Crown” dhe mes të dyve ka një lidhje speciale që nga takimi i tyre i parë, shkruan revista italiane “Grazia”.

Tom Crusie ka qenë i martuar me aktoren Katie Holmes, me të cilën ka edhe një vajzë, Suri Cruise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat