Vanessa Hudgens s’do të jetë më pjesë e “High School Musical”

Mediale Vip

Vanessa Hudgens s’do të jetë më pjesë e “High School Musical”

Më: 25 mars 2017 Në ora: 00:03
Vanessa Hudgens

Aktorja Vanessa Hudgens nuk do të luajë në pjesën e katërt të filmit “High School Musical”, që është edhe një nga filmat më të famshëm të Disney.

Hudgens që luante rolin e tinejxheres në këtë film derisa ishte edhe vetë tinejxhere ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në pjesën më të re të “High School Musical”  as si e rritur që është tashmë.

“Tashmë jam 28 vjeçare. Mund të luaja rolin e profesoreshës, por refuzoj të luajë këtë rol. Unë në shpirt jam akoma tinejxhere”, ka thënë aktorja.

Hudgens ka thënë se pavarësisht që nuk do të jetë pjesë e filmit, ajo do ta presë pjesën e katërt të tij me shumë kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat