Altin Shira akuzon rëndë Sinan Vllasaliun

Mediale Vip

Altin Shira akuzon rëndë Sinan Vllasaliun

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:31
Altin Shira

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Altin Shira.

Këngëtari i cili njihet për disa këngë dhe bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të njohur shqiptare foli për projektet e reja, ndërsa gjithashtu nuk kaluan pa u komentuar edhe këngët e tij të disa viteve parë, të cilat u konsideruan si hite të asaj kohë.

Ndërsa Altini gjithashtu zbuloi se një nga këngët e tij më të suksesshme të vitit 2000, i është vjedhur nga këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu

‘Kënga ‘Ti gjithmonë je një pikë loti ‘ është marrë nga një këngëtar, me të cilin ai bëri bujë në atë kohë, dhe askush nuk e dinte se kjo këngë ishte e imja’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat