Wiz Khalifa zemëron Kolumbinë

Mediale Vip

Wiz Khalifa zemëron Kolumbinë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:16
Wiz Khalifa

Wiz Khalifa ka vizituar varrin e Pablo Escobar, pas përfundimit të një koncerti në Medellin.

Reperi amerikan Wiz Khalifa ka zemëruar kolumbianët duke publikuar fotot nga një vizitë që i kishte bërë varrit të lordit famëkeq të drogës,  Pablo Escobar në qytetin e Medellin.

Escobar ka terrorizuar Kolumbinë në vitet 1980 dhe 1990 duke marrë ryshfet,  organizimin e rrëmbimeve  dhe vrasjeve për të gjithë ata të cilët i penguan në rrugën e tij.

Kryetari i Medellin Federico Gutierrez tha se Wiz Khalifa duhet të kërkojë falje ‘për mbrojtjen e krimit’.

Ai tha se reperi  duhet të sjellë lule për viktimat e Escobarit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat