Xhensila Pere prononcohet mbi shtatzëninë

Mediale Vip

Xhensila Pere prononcohet mbi shtatzëninë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:42
Xhensila Pere

Xhensila Pere është një nga personazhet më të përfolur të edicioneve të ‘Big Brother Albana’.

Konkurrentja e edicionit të 8-të vazhdon të mbetet në fokus të vëmendjes falë intervistave dhe përfshirjes në projekte televizive si bashkë-organizatore ‘Miss Universe Albania’ etj.

Pak ditë më parë, disa media online shkruan për Xhensilën se ajo ishte shtatzënë në një kohë kur ajo është deklaruar single, nisur nga forma që kishin marrë rrobat.

Ish-Missi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku nxjerr në pah barkun e sheshtë, shoqëruar me diçiturën “meqenëse na shtatëzanuan prapë’, një formë për të përgënjeshtruar zërat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat