Ervini debaton me Armelën: S’ka shans të prekni gjërat e mia

Mediale Vip

Ervini debaton me Armelën: S’ka shans të prekni gjërat e mia

Më: 28 mars 2017 Në ora: 07:26
Sidrita, Ervini dhe Armela

Pas momenteve të bukura që kaloi me Sidritën, Ervini ndryshoi totalisht duke nisur një debat me Armelën.

Shkak është bërë një bluzë të cilën Armela ja ka marrë Ervinin dhe e pyet atë nëse do që t’ja kthejë sërish atë.

“Unë do ta marrë bluzën se ti nuk më pyete dhe në momentin që dikush i merr gjërat pa pyetur kjo për mua quhet vjedhje dhe nuk ka shans që askush të më marrë rrobat mua”, i thotë Ervini duke acaruar edhe Armelën.

“Kështu siç ti u shprehe tani, i bie që të gjitha ne jemi hajdute, pasi të gjitha morëm bluza. Dhe mundësisht ule zërin se nuk jam duke të pyetur”, i thotë Armela.

Debati vazhdoi me tone të ngritura mes të dyve për disa momente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat