Fiorentina: Lupçes i është hapur goja

Mediale Vip

Fiorentina: Lupçes i është hapur goja

Më: 8 prill 2017 Në ora: 08:29
Olsi dhe Fiorentina

Olsi dhe Fiorentina ndodhen në oborr ku flasin për “rivalët” e tyre në shtëpi. Fiorentina thotë se i ka sosur durimi duke udhëzuar banorët sesi të menaxhojnë ushqimet e marra me buxhetin e përgjysmuar.

“Ata nuk kanë respektin dhe nuk do ja kem. Nuk dinë dhe të bëjnë çfarë të duan. Unë s’do t’i marr t’i edukoj se s’kam ardhur këtu për të edukuar njeri”, thotë ajo.

Olsi i thotë se nuk ka lidhje me respekton dhe se nuk mund të kontrollojnë oreksin e banorëve të tjerë, por bie dakort që në shtëpi nuk dinë t’i menaxhojnë ushqimet.

Më pas, Fiorentina flet për Lupçen.

“I është hapur goja atij. E mësojnë (Danjeli) që të mbajë qëndrim, të mbajë autoritet”, i thotë ajo.

“Ah, autoriteti i tij!”, reagon Olsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat