Kompania “Apple” frymëzohet nga Era Istrefi?

Mediale Vip

Kompania “Apple” frymëzohet nga Era Istrefi?

Më: 8 prill 2017 Në ora: 13:06
Era Istrefi

Nuk është çudi në fakt duke pasur parasysh të gjithë suksesin që po korr Era Istrefi së fundmi kudo në botë. Kënga e saj “Redrum” është kthyer në hit dhe më shumë se fjalët e këngës, në hit është kthyer në fakt ngjyra e kuqe, që dominon në klipin e saj.

Era vetë ka “ngjyrosur” të gjitha rrjetet e saj sociale në ngjyrë të kuqe dhe përpara disa orësh ka publikuar një fotografi teksa mban në duar edicionin special të celularëve Apple, iPhone-in e kuq. Era ka bërë humor duke shkruar përbri fotos: “Gjithçka u kthye në të kuqe që atëherë, edhe iPhone-at madje” – ka përfunduar ajo, duke supozuar kështu se Apple është inspiruar nga “Redrum”.

Do na vinte mirë sikur të ishte vërtet kështu! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat