Damiano: Xheni është llasticë, akoma e vogël

Mediale Vip

Damiano: Xheni është llasticë, akoma e vogël

Më: 15 prill 2017 Në ora: 09:22
Lupçe dhe Armela

Lupçe është shfaqur shumë i irritur ndaj dy çifteve, Fiorentina-Olsi dhe Sidrita-Ervin, për sjelljen e tyre gjatë ditëve të fundit në shtëpi, por për Xhenin ka tjetër mendim.

“Aq sa kam dëgjuar unë, Xheni po i përdor ata”, thotë Lupçe.

Por Damiano dhe Armela i thonë se e njohin më mirë atë. “Xheni është llasticë, është akoma e vogël. S’ka aftësi”, thotë Damiano. “Nuk e njeh fare Xhenin ti”, i thotë Armela Lupçes.

“Me aq sa kam dëgjuar, nëse po, bravo, nëse jo, është e humbur. Si Ademin që e përdorën”, thotë Lupçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat