Pëlqimi Musa-Dona, jo thjesht për lojë

Mediale Vip

Pëlqimi Musa-Dona, jo thjesht për lojë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:16
Musa e Dona

Musa e Dona janë një prej çifteve të formuar nga shtëpia e beqarëve të Big Brother, por duket se bashkëpunimi mes tyre nuk është më thjesht për lojën, e në horizont duken shenjat e para të dashurisë.

Të dy e pranojnë se në fillim me njëri-tjetrin kanë pasur thjesht pëlqim dhe janë bërë bashkë thjesht për lojën, por ndërsa ditët kalojnë ata e kanë njohur më tepër njëri-tjetrin dhe po kuptojnë çdo ditë e më shumë se janë për njëri-tjetrin.

“Po mendoj që tani je e vërtetë, para ca ditësh nuk e mendoja këtë gjë, thash ‘ok’ do luaj ajo, do luaj edhe unë, por unë nuk di të luaj, se nuk i bëj gjerat pa ndjerë”, i thotë Musa, Donës, duke i nënkuptuar se ka besimin se çifti i tyre nuk është më thjesht për lojën, por ka edhe diçka më tepër.

Edhe Dona, shprehet se ndjehet njësoj. “Para se të hyja në Big Brother u thashë familjarëve, se edhe nëse do kem një lidhje brenda do jetë thjesht për lojë, por ata që më njohin e kanë kuptuar besoj se me ty nuk është më thjesht për lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat