Skandal rreth testamentit të Esma Rexhepova, nipërit kërkojnë pasurinë e saj

Mediale Vip

Skandal rreth testamentit të Esma Rexhepova, nipërit kërkojnë pasurinë e saj

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:24
Esma Rexhepova

Të afërmit e këngëtare rome Esma Rexhepova, do të luftojnë për pasurinë e saj, të cilën sipas testamentit ajo i’a la atë shtetit të Maqedonisë. Para disa ditësh në një emision në Radio Maqedonia e Lirë, bashkëpunëtorja e afërt dhe kryetarja e shoqatës humanitare “Mbretëresha Esma dhe Stevo Teodosievski”, Zorana Kostovska, deklaroi se Esma të gjithë pasurinë e saj e ka nënshkruar në emër të shtetit.

Esma ka shumë nipa nga vllezërit dhe motrat e saj, të cilëve ju ka ndihmuar gjatë gjithë jetës. Ata tanimë kanë angazhuar avokatë dhe do të luftojnë, për siç thonë, të drejtat e tyre.

Edhe ekimi menaxherial i Esma Rexhepova, Vesna Gjorgjievska dhe Simeon Atanasov për Fokus thonë se ka probleme mes familjes së këngëtare dhe shoqatës humanitare, rreth trashëgimisë së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat