E jashtëzakonshme: Era Istrefi të hënën performon në Coachella

Mediale Vip

E jashtëzakonshme: Era Istrefi të hënën performon në Coachella

Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:52
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, do të performojë në festivalin më të madh në botë, Coachella.

Era Istrefi e ka konfirmuar lajmin në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur nga ambientet e festivalit në një veshje ekstravagante.

Bukuroshja nga Prishtina ka konfirmuar se ajo do të performojë nesër (e hënë) në ditën e fundit të festivalit që mbahet në Kaliforni.

Performanca e Era Istrefit në këtë festival është e para për një artist shqiptar, të dalë nga tregu muzikor shqiptar.

Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjë artist shqiptar.

Në festivalin Coachella me miliona vizitorë nga anë e mbanë bota, performojnë yjet më të mëdha botërore të muzikës.

 

Lowkey coachella audience ???????? Tomorrow im performing ????????????

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Në këtë nivel sigurisht se Era ka zënë vend për shkak të mega hitit “Bon Bon” dhe suksesit të fundit me projektin “Redrum”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat