‘Zizi’ publikon fotografinë me një femër të njohur që ishte në krah të tij

Mediale Vip

‘Zizi’ publikon fotografinë me një femër të njohur që ishte në krah të tij

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 19:41
Zizi me Sonja Dolezhajn në vitet e 80-ta

Ish-boksieri i mirënjohur Aziz Salihu vazhdon të befasojë me publikimin e fotografive të periudhës së artë të tij. Vëllai i tij, Reshati, ka publikuar foton e ‘Zizit’ me një bukuroshe të asaj kohe, e cila ka qenë këngëtare e njohur. “Është fjala për Sonja Dolezhaj, kroatja që fitoi çmim në eurovizion në vitet e 80-ta”, tha Reshati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo shihet në krahë të ‘Zizit’, por kryesisht në shenjë të miqësisë dhe respektit, dhe nuk kishte asgjë të përbashkët në dashuri as në lidhje jashtëmartesore.  Zizi vazhdon t’i kujtojë vitet e arta. Salihu është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani është kryetar i klubit të boksit Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat