Aktori turk nuk e lejon të dashurën shqiptare të postojë foto në Instagram

Mediale Vip

Aktori turk nuk e lejon të dashurën shqiptare të postojë foto në Instagram

Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:34
Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe e shoqja e tij shqiptare Almeda Abazi

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman dhe e shoqja e tij shqiptare Almeda Abazi, janë bërë temë e diskutimeve në mediat turke. Kjo pasi që Almeda ka thënë para mediave se Tolgahani nuk e lejon atë t'i postojë disa fotografi të caktuara në rrjetin social Instagram.

Tolgahan ka ndërhyrë në bisedë duke e ndërruar temën që e shoqja ka hapur.

"Kemi marrë një ofertë për të luajtur bashkë në një film, por meqë gruaja ime nuk duket edhe aq e interesuar ka mundësi që do ta refuzojmë atë," ka thënë ai.

Përndryshe aktori turk Tolgahan Sayisman është i njohur tek ne sidomos për rolin e tij tek seriali "Lale Devri". Ai është në lidhje me ish misin Almeda Abazin që ka prejardhje shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat