Harry Styles i përgjigjet Zayn-it

Mediale Vip

Harry Styles i përgjigjet Zayn-it

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:36
Harry Styles dhe Zayn Malik

Harry Styles iu është përgjigjur komenteve të Zayn Malik për The Fader, ku kishte thënë që muzika të cilën ai e kishte bërë me One Direction nuk është ajo se çfarë ai do ta dëgjonte”.

I pyetur nga Rolling Stone, Styles tha se është mëkat që Zayn mendon ashtu për muzikën që ata e kishin kultivuar në bend.

“Mendoj se është mëkat që ai është ndjerë në atë mënyrë”, tha Styles.

“Por nuk i dëshiroj asgjë përpos fat dikujt që bën atë që do.”

“Nëse nuk je duke u kënaqur me diçka dhe ke nevojë për diçka tjetër, ju patjetër duhet ta bëni atë”.

“Jam i kënaqur që ai po bën atë që do, dhe i dëshiroj fat të mirë!”, përfundoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat