E rrallë/ Gazetari shfaqet me gruan dhe ish-gruan

Mediale Vip

E rrallë/ Gazetari shfaqet me gruan dhe ish-gruan

Më: 21 prill 2017 Në ora: 22:35
Andi Bejtja

Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja është bërë pjesë e shumë emisioneve televizive me analizat dhe opinionet e tij.

Së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, një imazh që rrallë ndonjë mashkull shqiptardo ta publikonte.

Në fotografinë e publikuar Bejtja shfaqet me bashkëshorten e tij dhe me ish-bashkëshorten, që në shikim të parë mund të duket e çuditshme, mirëpo në fakt kjo nuk përbën ndonjë problem për ta.

“Kontribut për konsensusin. Sot dua të kontriboj konkretisht për paqen dhe konsensusin. Ja ku jam me gruan dhe ish gruan. Jam PPE e vërtetë”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë.

Andi Bejtja duket të jetë një shembull i mirë për personat që janë ish-çift, duke treguar se është normale të mbash kontakte me ish-partnerin edhe pas divorcit, siç rëndom ndodh në një pjesë të mirë të vendeve të botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat