Mary J. Blige thotë se ish-bashkëshorti i shpenzoi paratë e saj për të dashurën e re

Mediale Vip

Mary J. Blige thotë se ish-bashkëshorti i shpenzoi paratë e saj për të dashurën e re

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:10
Mary J. Blige

Mary J. Blige nuk mund të qëndrojë larg dramës.

Këngëtarja e muzikës R&B ka bërë të ditur se ish-bashkëshorti i saj, Martin “Kendu” Isaacs ka shpenzuar 420.000 $ që ishin paratë e saj për kinse “shpenzime të udhëtimeve” por që sipas saj, ato para kanë përfunduar tek e dashura e tij e re.

Blige ka insistuar se ish i dashuri i saj ka shpenzuar këto para nuk janë përdorur për qëllime biznesi siç ishte pretenduar dhe se ato në asnjë mënyrë nuk e kanë përfshirë atë.

Sipas disa raportimeve të mediave, Martin ka kërkuar 110 mijë dollar për mbështetje bashkëshortore, kërkesë kjo që këngëtarja e ka refuzuar duke e parë si jo të arsyeshme.

“Unë nuk kam përgjegjësi për të mbajtur financiarisht prindërit e tij, e as fëmijët e tij nga lidhjet e mëhershme, shpenzime këto që Martin i ka listuar në listën e shpenzimeve mujore”, ka thënë Blige.

Prona e ish-çiftit është në vlerë prej 10 milionë dollarësh, pronë për të cilën këngëtarja po pretendon se Isaacs nuk po kujdeset, ashtu si edhe nuk po ndihmon në mirëmbajtjen e shpenzimeve.

Ikona e muzikës kishte aplikuar për divorc nga bashkëshorti dhe menaxheri i saj prej 12 vjetësh në muajin korrik të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat