Aktori legjendar i Hollywood-it deklaroi që është shqiptar para miliona shikuesve!

Mediale Vip

Aktori legjendar i Hollywood-it deklaroi që është shqiptar para miliona shikuesve!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:15
Kevin Spacey dhe Jimmy Kimmel

Me siguri që askush prej nesh nuk e priste këtë gjë, por ja që një nga aktorët më legjendarë të Hollywood-it deklaroi se është shqiptar në emisionin ‘’Jimmy Kimmel’, një nga emisionet më të ndjekura në SHBA.

Milona njerëz që e ndiqnin, dëgjuan aktorin Kevin Spacey teksa gjatë një loje ju kërkua të thoshte një kombësi, dhe ai tha shqiptar. Loja e quajtur ‘Mad Libs’ ndër të preferuarat e moderatorit, konsistonte në pyetje të vazhdueshme ndaj të ftuarit i cili duhej të thoshte fjalë sipas përcaktimit të Kimmel, një emër, një folje, një mbiemër, një kombësi, një muaj etj. Në fund, me renditjen e këtyre fjalëve, krijohet një dialog.

Pas një sage të gjatë pyetjesh, Kevin Spacey-t ju kërkua të thojë një kombësi, për të cilën ai u përgjigj direkt ‘albanian’..shqiptar. Disa persona nga salla filluan të qeshnin, por kjo nuk e pengoi aktorin aspak. Stoik ai vazhdoi me pyetjet e tjera edhe pse vet moderatori Jimmy Kimmel u habit nga përgjigjia duke ngritur sërish kokën nga fleta e pyetjeve.

Në studion e emisionit kaq shumë të ndjekur kanë shkelur disa artistë shqiptarë si Albert Stanaj, Era Istrefi etj.

Kevin Spacey ka një karrierë të gjatë në Hollywood si aktor, regjizor, këngëtar, skenarist, etj. Disa nga filmat më të njohur të tij janë :’Swimming with Sharks’, ‘A time to kill’, ‘American Beauty’, ‘Austin Powers in Goldmember’, ‘Beyond the Sea’, ‘Superman Returns’, ‘Horrible Bosses’, ‘House of Cards’ e shumë të tjerë.

Mund të ketë qënë një shaka, ose artisti do ketë vërtet ndonjë paraardhës të largët shqipatar, por thjesht fakti që ai di që në Europë është një vend me emrin Shqipëri, mbetet diçka shumë e këndshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat