Shokon Shpat Kasapi! Ja çfarë thotë për Afërdita Dreshajn dhe Leonardo Di Caprion

Mediale Vip

Shokon Shpat Kasapi! Ja çfarë thotë për Afërdita Dreshajn dhe Leonardo Di Caprion

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:11
Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj

Lidhja disa vjeçare e Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt vazhdon të përflitet ende edhe sot, vite pasi ata i dhanë fund fejesës pas disa fotove të publikuara në mediat e huaja në të cilat shfaqej modelja shqiptare në ballkonin e një hoteli me Leonardo di Caprion.

Tashmë të ndarë, ai në një lidhje dhe Afërdita prej kohësh në një tjetër me sportistin çek Jakub Kindl, sërish njerëzit kuriozohen nëse gjërat mes tyre mund të rikuperohen.

I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, këngëtari është pyetur nëse mban ende kontakte me modelen, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. ‘Fare ashiqare’ ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat