Gerta sulmon Fiorentinën: Jam e zhgënjyer, më vjen keq për ty!

Mediale Vip

Gerta sulmon Fiorentinën: Jam e zhgënjyer, më vjen keq për ty!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:52
Big Brother

Tashmë Denisi dhe Gerta nuk janë më pjesë e shtëpisë së Big Brother, por sërish ata kanë patur diçka për të thënë banorëve që janë brenda shtëpisë e në veçanti çiftit Olsi dhe Fiorentina.

Gerta është i ka shprehur mbështetjen e saj Olsin dhe zhgënjimin ndaj Fiorentinës, për shkak se ajo është shprehur se Gerta pëlqen Danielin, kur ky i fundit ka hyrë në shtëpinë e madhe me Fotininë.

“Jam shumë zhgënjyer, realisht jashtë do sqarohem, por tani nuk dua ti ushtroj presion meqë është brenda. Jam e mërzitur me të,”-ka thënë Gerta. Ndërkohë Fiorentina ka replikuar dukë thënë: “Ky ishte mendimi im duke parë sesi rrinit bashkë kur erdhën Danieli dhe Fotinia.”

Por Gerta ka vazhduar duke e pyetur me ironi nëse kishte shokë, Fioretina iu përgjigj që jo dhe më pas Gerta është shprehur se i vinte keq për të. Edhe Danieli është shprehur për Fiorentinën dhe Olsin, por ndryshe nga Gerta ai nuk kishte rezerva për ta duke i quajtur miq edhe jashtë shtëpisë, transmeton Express.

“Jam i kënaqur që kam një shok si Olsi dhe një shoqe si Fiorentinën,”-ka përfunduar Denisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat