Kate Beckinsale i përgjigjet kërkesës për divorc pas 6 muajsh

Mediale Vip

Kate Beckinsale i përgjigjet kërkesës për divorc pas 6 muajsh

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:21
Kate Beckinsale

Divorci i Kate Beckinsale duket se do të marrë shumë kohë.

Bashkëshorti i saj, regjisori  Len Wiseman ka nisur procedurat për divorc muajin tetor të vitit të kaluar, por Kate i është përgjigjur kësaj kërkese tek më 21 prill.

Në dokumentet e divorcit që TMZ ka siguruar thuhet se aktorja dëshiron t’i mbajë të gjitha gjërat personale, ashtu si edhe bizhuteritë e saj si para dhe pas martesës.

Ajo poashtu ka kërkuar që të gjitha fitimet e saj pas ndarjes t’i mbesin vetëm asaj, dhe të mos ndahen në dysh.

Ish-çifti nuk kanë fëmijë, andaj në divorcin e tyre nuk ka probleme me kujdestari.

Thashethemet për ndarjen e çiftit kishin lindur në muajin nëntor të vitit 2015, kur Wiseman ishte parë me modelen CJ Franco.

Muaj më pas, aktorja ishte parë pa unazën e saj të fejesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat