Vajza e Eli Farës i jep fund fejesës me biznesmenin nga Shkodra?

Mediale Vip

Vajza e Eli Farës i jep fund fejesës me biznesmenin nga Shkodra?

Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:22
Marina Fara dhe Edi Ismaili

Çifti i shumëpërfolur kohët e fundit, Marina Fara dhe Edi Ismaili, ashtu siç erdhën për publikun papritur ashtu me sa duket edhe kanë përfunduar historinë e tyre.
Jo më larg se para 1 muaji dhe disa javësh, marina e fejua me ceremoni me Edin, djalin e pasur dhe të famshëm për lidhjet e tij me VIP-et e estradës shqiptare. Por, kjo fejesë me sa duket ka marrë fund.

Në profilet e rrjeteve të tyre sociale (ish) çifti i Marina-Edi kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë. Sikur kjo të mos mjaftonte ata kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çfarë do të thotë se ata janë të hapur tashmë për lidhje të reja.

Marina Fara është vajza e këngëtares së njohur korçare, Eli Fara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat