DMX me probleme shëndetësore, anulon koncertet

Mediale Vip

DMX me probleme shëndetësore, anulon koncertet

Më: 27 prill 2017 Në ora: 00:54
DMX

Rap artisti i njohur amerikan, DMX, është duke anuluar datat e koncerteve të tij për shkak të një problemi shëndetësor të paspecifikuar.

Një shfaqje për të martën ishte paraparë të mbahej nga reperi, në Santa Ana të Californias, por menjëherë u njoftua se ajo është anuluar për shkak të një urgjence mjekësore që DMX pati nevojë.

Sipas burimeve të mediave të huaja, shfaqja e tij e së mërkurës në Los Anxhelos, si dhe një koncert i së enjtes në San Diego do të shtyhen gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat