Nxehen gjakrat, Fiorentina betohet se do bëjë gati valixhen

Mediale Vip

Nxehen gjakrat, Fiorentina betohet se do bëjë gati valixhen

Më: 27 prill 2017 Në ora: 01:01
Fiorentina/Big Brother

Me sa duket banorja e Big Brother, Fiorentina qshtë ndjerë e lënduar nga debatet e Olsit me Kein deh betohet se do të marë një vendim drastik.

Fiorentina i rrëfen Donës për Olsin. Ajo i thotë se ai është tip që nuk i bën keq kujt dhe është zemërmirë.

Ajo justifikon debatin me tone të ngritura të Olsit me Kein, kur Olsi iu afrua afër duke i bërtitur.

“Ka mënyrë e të folurit që të afrohet, ashtu flet, por nuk do të thotë se të bën gjë edhe pse është shumë i nevrikosur”, thotë ajo.

Fiorentina thotë se është ndjerë keq nga debati, që e ka mërzitur jashtë mase. Ajo i tregon Donës se për këtë i ka tërhequr veshin Olsit, ndërsa për Kein thotë se është provokuese.

“Jam betuar që nëse e bën edhe njëherë unë do të shkoj të marr valixhet dhe të dal jashtë. Ajo e njohu mirë dhe tani i ka kapur pikat e dobëta të Olsit dhe e ngacmon”, thotë ajo.

Këshilla e Donës për Fiorentinën ishte e thjeshtë dhe e shkurtër.

“Këtu asnjëri nuk të do të mirën përveç partnerit”, i thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat