Melania Trump, stili dhe veshja e Zonjës së Parë amerikane

Mediale Vip

Melania Trump, stili dhe veshja e Zonjës së Parë amerikane

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:47
Melania Trump

Stili dhe veshja e Melania Trump, Zonjës së Parë amerikane, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave.

Melania Trump ka qenë për shumë vite modele: Melania është sllovene, edhe mamaja e saj punonte në botën e modës. Pasi punoi për disa nga shtëpitë më të mira të modës në Milano dhe Paris , martesa në 2005 me Donald Trump i hapi shumë dyer : shumë më herët se të bëhej Zonja e Parë Melania filloi të veshë fustane ëndrrash në evente të ndryshme prej tapeti të kuq, ku ka qenë protagoniste përkrah Presidentit të sotëm të SHBA-së.

Evolucioni në stilin e Melania Trump ka ndryshuar nga veshje ekstravagante dhe joshëse, në ato më të sofistikuara: në moshën 47-vjeçare Melania Trump është Zonja e Parë më e bukur , sipas shumicës: e gatshme të veshë krijime për ditën dhe mbrëmje shumë elegante.

Nëse shumica vendosin në përballje veshjet e Michelle Obama me stilin e Melania Trump, shumë të tjerë shtojnë se Melania po lë një gjurmë personale dhe të mirë kuruar.

Fustanet më të bukura të Melania Trump të para së fundmi kanë ngjyra klasike si e bardha, pasioni i saj i madh dhe e zeza , fustane me gjatësi mesatare të kombinuara me xhaketa, por edhe krijime me fashion të dizajnuara nga stilistë të njohur, edhe pse shumë prej tyre, mes të cilëve Tom Ford dhe Marc Jacobs, kanë deklaruar se nuk do ta veshin kurrë gruan e Donald Trump.

Fustanet e mbrëmjes të veshura nga Melania Trump janë të shumtë, para se të bëhej Zonja e parë.

Zgjedhjet e para për tapetet e kuq ishin krijime më joshëse, me kurrizin jashtë ose më transparentë, ndërsa kohët e fundit zgjedhjet e saj kanë qenë të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat