Ndizet sërish Big Brother, Fiorentina dhe Olsi kundër njëri-tjetrit

Mediale Vip

Ndizet sërish Big Brother, Fiorentina dhe Olsi kundër njëri-tjetrit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:31
Fiorentina dhe Olsi

Me sa duket shtëpia e Big Brother nuk do të gjejë qetësi.

Gjatë kësaj jave deri tani i kishin “harrur” debatet dhe xhelozitë në çift, por ato u rikthyen sërish ditën e sotme.

Olsi afrohet në një moment për të puthur Fiorentinën, por ajo është e mërzitur dhe largohet dhe ai largohet. “Me turi nuk ka”, i thotë ai.

“E bëre këtë, shumë mirë bravo. Ta them edhe arsyen se pse rri me turi, madje ta them edhe para të gjithëve. Unë të vij për të puthur e ti më largohesh”, i thotë Fiorentina.

“Nuk di shaka ti”, i thotë Olsi, i cili duket qartë i mërzitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat