Nëna e Paul Walker tregon momentin kur ka marrë vesh mbi vdekjen e të birit

Mediale Vip

Nëna e Paul Walker tregon momentin kur ka marrë vesh mbi vdekjen e të birit

Më: 12 maj 2017 Në ora: 15:46
Nëna dhe Paul Walker

Nëna e Paul Walker ka folur për herë të parë humbjen e djalit të saj, dhe sa të vështirë e ka të mësohet që djali i saj nuk jeton më.

Cheryl Walker ka treguar se ajo dhe djali i saj kishin bërë plane së bashku me vajzën atë ditë që ylli i “Fast and Furious” u nda nga jeta.

“Pata një bisedë të këndshme mëngjesin e asaj dite me Paul. Ai ishte në shtëpinë time, më pas iku në një event dhe më kishte thënë se do të kthehej pasditen e asaj dite. Kishim bërë plane me vajzën e tij që atë natë të dekoronim pemën e Krishtlindjeve”.

Ajo ka treguar se një mikesh e familjes e ka lajmëruar atë për vdekjen e të birit ndërkohë që ishte vetëm në shtëpi. “Mbaj mend që isha në kuzhinë dhe dëgjova dikë që hyri brenda. Pash që ishte një mikesha ime, të cilën e njihte dhe Paul. Ajo tregonte qartë që ishte e shqetësuar sikur të kishte humbur dikë”.

“Më pas njerëz të tjerë mbërritën në shtëpinë time, përfshi edhe dy miq të Paul me të cilët ishte rritur”. Ajo ka shtuar se e ka patur tepër të vështirë ta pranonte humbjen e djalit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat