Era një teze e mrekullueshme, ja çfarë dhurate i ka blerë Renee-s

Mediale Vip

Era një teze e mrekullueshme, ja çfarë dhurate i ka blerë Renee-s

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:09
Era Istrefi dhe Renee

Sot është ditë e veçantë për çiftin e njohur Nora Istrefi dhe bashkëshortin e saj Robert Berisha.

Vajza e tyre Renee sot feston ditëlindjen e saj.

Renee e vogël sot bën 2 vjet.

E natyrisht urimet e dhuratat e shumta nuk i kanë munguar asaj. Fillimisht prindërit e saj kanë organizuar një festë të mrekullueshme për vajzën e tyre të vetme.

Një festë ku gjithçka është dekoruar aq bukur me një tortë e balona të kuq.

Ishte Nora e cila ajo pak më parë publikoi disa imazhe të tortës së ditëlindjes së vajzës së saj Renee.

Derisa Roberti e Nora akoma nuk kanë zbuluar dhuratat e tyre për Renee.

Është kjo Era e cila është treguar më e shpejtë, duke bërë publike dhuratën që ajo i ka bërë mbesës së saj.

Ajo në profilin e saj në Instastory ka postuar fotografi ku shihet Renee duke luajtur me veturën lodër që Era ia ka dhuruar.

Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat