Ky është reagimi i Majk pas lindjes së Majlindës!

Mediale Vip

Ky është reagimi i Majk pas lindjes së Majlindës!

Më: 19 maj 2017 Në ora: 12:24
Majk

Publiko këngën më të re të repertorit të tij me hite të cilën e titulloi Katile.

Një ditë më pa ai i ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen që i dhanë pas publikimit të këngës duke shkëputur një citat nga vargjet e saj e duke i publikuar në Instagram.

“O si prej qiellit ti mu m’pike! Faleminderit krejtve”, ka shkruar reperi Kastriot Rexha i njohur si Majk.

Ndërsa, në komentet e këtij postimi ndjekësit e tij në Instagram e kanë uruar edhe për diçka tjetër e jo vetëm për këngë.

 

o si prej qiellit ti mu m'pike... #katile #majk #babastars ... faleminderit kreitve ????????????

A post shared by MAJK / Kastriot Rexha (@majkaveli) on

Majlinda Zeka, ish e dashura e tij është bërë nënë duke sjellë në jetë një djalë që i la emrin Roan. Por ata i kanë dhënë fund lidhjes kohë më parë.

Për këtë vogëlush është supozuar për muaj të tërë se i ati është Majk, por reperi asnjëherë nuk e konfirmoi publikisht një gjë të tillë. Edhe pse në një video që kishte publikuar kohë më parë ai thoshte përmes një kënge rep të improvizuar se: ‘fëmija i tij është bërë i famshëm ende pa lindur’.

Por në anën tjetër, Majk i ka injoruar të gjitha urimet që i janë bërë nga ndjekësit që i thoshin “përgëzime që je bërë baba”, duke iu përgjigjur vetëm njërit prej fansave që i uronte për këngën.

Me këtë veprim ka lënë të nënkuptojë se nuk është babai i bebes, ngase nuk iu është përgjigjur me asnjë “faleminderit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat