Zayn Malik largohet nga Billboard Music Awards

Mediale Vip

Zayn Malik largohet nga Billboard Music Awards

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:58
Zayn dhe Gigi Hadid

Dhe, të mendosh që ishte nominuar për çmimin prestigjoz të “Top New Artist”!

Ai tha se ka një arsye shumë të fortë për të cilën nuk u paraqit në eventin prestigjoz të ndarjes së çmimeve dhe besojmë se fansat do të lumturohen shumë.

Dhe natyrisht, t’i bësh daljë një çmimi prestigjoz si ai për të cilin ishte nominuar artisti britanik kërkon një arsye shumë, shumë të fortë.

Ishte vetë Zayn ai që bëri të ditur lajmin nëpërmjet faqes së tij të në Twitter, duke thënë se nuk kishte kohë pasi po përfundonte këngët e tij të reja për fansat e tij.

Diçka e tillë duhet t’i ketë lumturuar padyshim këta të fundit, të cilët edhe pse nuk kanë mundësi ta shohin duke dominuar tapetin e kuq me zgjedhjet e tij fashion, do kënaqën të dinë se ata janë më të rëndësishëm se një spektakël pretigjoz.

Të njëjtën gjë jemi të bindur që nuk e mendon stafi i Billboard të cilët vetëm pak ditë më parë kishin publikuar këtë postim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat